PARAINTEGRIMI DHE
MENAXHIMI I TRANZICIONIT
FORMËSIMI I SUKSESSHËM I PROCESIT TË INTEGRIMIT

Ne mbështesim individë, të cilët, qoftë për shkaqe profesionale apo private dëshirojnë të migrojnë përgjithnjë në Gjermani, duke i parapërgatitur ata në jetën e përditshme dhe profesionale. Kësisoj u ndihmojmë me ofertën tone, qysh nga vendlindja deri në udhëtimin e largimit, si dhe në ditët e para në Gjermani. Qëllimi afatgjatë është të mbështetet pjesëmarrja e emigrantëve në jetën shoqërore në Gjermani.

Paraintegrimi
Instituti Goethe u ofron emigrantëve qysh në shtetin amë një parapërgatitje të kualifikuar për jetën e përditshme dhe profesionale. Ofertat përfshijnë në veçanti trajnime, këshillime si dhe mbështetje të nxënies gjeografike dhe ndërkulturore për grupet e shënjestruara specifike. Të rëndësishme dhe në rritje e sipër janë grupet e shënjestruara si emigrantët e fituar pas tërheqjes së bashkëshortit/tes.

Menaxhimi i tranzicionit
Emigrantët e rinj, palët e treta do të mbështeten në fazën e tranzicionit, sakaq para largimit nga vendi deri në orientimin e parë në Gjermani dhe do të familjarizohen me peizazhin e integrimit të republikës/landit. Kjo bëhet përmes ofertave informuese dhe këshilluese në formë dixhitale dhe me prezencë fizike.
Ne të ftojmë të marrësh pjesë në anketën tonë online mbi migracionin. Opinioni yt ka rëndësi! Duke marrë disa minuta nga koha jote, na ndihmon të kuptojmë më mirë motivet dhe sfidat e migrantëve. Sugjerimet tuaja janë çelësi për strategji më të mira integrimi dhe një shoqëri të qëndrueshme në të ardhmen.
👉 Merr pjesë dhe kontribuo: Këtu është lidhja për anketën!
Pse të marrësh pjesë?
-
Ndrysho botën: Përvojat dhe mendimet tua mund të jenë baza për nisma dhe programe të reja.
-
Anonim dhe i sigurtë: Të dhënat tua trajtohen në mënyrë të rreptë konfidenciale.
-
E lehtë dhe e shpejtë: Pjesëmarrja zgjat vetëm disa minuta dhe na ndihmon të krijojmë një pasqyrë të plotë.
Ndaje anketën me miqtë dhe familjarët – sa më shumë perspektiva, aq më mirë!
Falënderojmë për mbështetjen tënde dhe mezi presim të marrim pjesëmarrjen tënde! 💬✨
Tema:
Data:
Vendi :

