PROVIMET – TestDaF
TestDaf
Testi “Gjermanishtja si Gjuhë e Huaj” – shkurt: TestDaF – është një provim ndërkombëtar për të gjithë ata, të cilët tanimë kanë njohuri të mira të gjuhës gjermane dhe dëshirojnë t`i testojnë ato..
Kush dëshiron të studiojë në një universitet apo shkollë të lartë gjermane është i obliguar të dëshmojë njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane. Kjo dëshmi mund të paraqitet me anë të TestDaF. Zakonisht për regjistrim mjafton shkalla e nivelit të katërt e TestDaF.
Provimi TestDaF zhvillohet dhe vlerësohet në mënyrë qendrore sipas standardeve të rrepta të Institutit TestDaF në Bochum. Të gjithë pjesëmarrësit e provimit i nënshtrohen detyrave dhe pyetjeve të njejta.
Arritshmëria e provimit vlerësohet nga punonjësit e specializuar.
Rezultatet e katër pjesëve të provimeve vlerësohen secila sipas këtyre tri shkallëve:
- TestDaF- shkalla e nivelit 3 (TDN 3)
- TestDaF- shkalla e nivelit 4 (TDN 4)
- TestDaF- shkalla e nivelit 5 (TDN 5)
Këto nivele korrespondojnë me nivelet B2 deri C1 të Kornizës Referencë të Përbashkët Evropiane për Gjuhët nga Këshilli Evropian.
Informata të hollësishme rreth provimeve gjeni në faqën e internetit të Institutit TestDaF: www.testdaf.de/de/