KËRKIMI I PUNËS
Ju nuk jeni shtetas i Bashkimit Evropian (BE) ose Zonës Ekonomike Evropiane? Atëherë ju keni nevojë për një leje punësimi në Gjermani. Në lejen e qëndrimit thuhet, nëse ju mundeni të punoni dhe sa lejoheni të punoni në Gjermani.
Dëshmitë dhe njohjet zyrtare
Në vendin tuaj, ju keni përfunduar një formim profesional, zotëroni një diplomë të shkollës së lartë apo keni një diplomë shkolle? Ju duhet t‘ i përktheni dhe legalizoni këto dëshmi/ certifikata/ diploma. Legalizim do të thotë, një autoritet zyrtar shqyrton vërtetësinë e dokumenteve tuaja. Këtë, është më e mira ta kryej një institucion zyrtar në vendin tuaj. Ndonjëherë diploma juaj është jo e vlefshme në Gjermani. Këtë, ju mund ta verifikoni më së miri në vendin tuja (njohja e diplomave të huaja). Te faqja e internetit Recognition in Germany do të gjeni më tepër informacione. Hidhni një sy edhe infografikës sonë.
Vende të lira
Ju keni një leje pune? Atëherë ju mund të kërkoni punë. Ju keni shumë mundësi të gjeni oferta pune: në internet, gazetë, nëpërmjet agjencisë për punësim/qendrës për punësim. Në gazetë ju do të gjeni kryesisht oferta pune nga zona juaj e banimit. Dhe lajmërimet janë aktuale. Në internet ka shumë lajmërime për punë, por ato nuk janë gjithmonë aktuale. Qendra për punësim ju këshillon dhe kërkon punën e përshtatshme për ju. Por ju mund të pyesni edhe direkt në një firmë apo kompani. Ndonjëherë këto kanë vende të lira, por që nuk janë publikuar në internet apo në gazetë. Edhe në faqen e internetit të një firme, mund të gjeni ndonjëherë vende të lira.
Përveç këtyre më sipër është edhe BIZ (Qendra e informimit profesional) të agjencisë për punësim: Këtu do të gjeni lajmërime për punë si edhe shumë informacione lidhur me çështjet e profesionit dhe punës. Këtu, si edhe te qendra për punësim, ju mund të vendosni profilin tuaj në internet. BIZ (Qendra për Informim Profesional) ofron edhe konsultime për orientim profesional, nëse ju nuk jeni i sigurt mbi zgjedhjen tuaj profesionale.
Edhe praktika në një firmë, mund të jetë e dobishme. Ju njiheni me punën dhe njëkohësisht lidhni kontakte.
Aplikimi
Aplikimi është hapi i parë në tregun e punës. Një rëndësi të veçantë luajnë dokumentet për aplikim. Juve ju nevojitet një letër motivimi (një letër drejtuar firmës), një foto e mirë aplikimi, një CV dhe dëshmitë tuaja (të përkthyera në gjermanisht). Qendra e BIZ ofron edhe workshops mbi: « Aplikime për punë në Gjermani». Këtu ju mësoni, se çfarë duhet të përmbaj një aplikim dhe se si ju duhet të përgatiteni për intervistën e punës.
Konsulta për migrantët ka në shumë qytete. Këtu do të gjeni ndihmë në aspektin e kërkimit të punës si edhe të aplikimit për punë (shih Zyra Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë). Në shërbimin për migracionin e të rinjve, ka konsulta posaçme për të rinjtë nën 27 vjeç.
Linke mbi temën
- Infografikat
- Zentrale Auslands- und Fachvermittlung (ZAV) der Bundesagentur für Arbeit: Arbeiten in Deutschland
- BAMF: In Deutschland arbeiten
- Make it in Germany: Looking for a job
- Bundesagentur für Arbeit: Veranstaltungen suchen
- Anerkennung in Deutschland
Pyetje të shpeshta
A më duhet t’ i përkthej dëshmitë?
Jo gjithmonë. Nëse ju dëshironi të studioni në Gjermani, për disa gjuhë nuk është i nevojshëm përkthimi i dëshmive. Pyesni më mirë. Përgjithësisht është mirë, që dokumentet e rëndësishme të jenë në gjermanisht.
Kush duhet t’ i përkthej dëshmitë e mia?
Përkthimi duhet të kryhet nga një institucion zyrtar. Ambasada/Konsullata mund t’ ju ndihmoj për këtë. Pyesni këtu, kush është i autorizuar të bëj përkthime dhe legalizime. Personat privat nuk janë të lejuar të bëjnë përkthime dhe legalizime. Përkthyes do të gjeni te Shoqata Federale e Përkthyesve (BDÜ).
Shoqata Federale e Përkthyesve (BDÜ)
A më lejohet ta shkruaj aplikimin tim ne anglisht?
Vetëm në disa raste. Firmat e mëdha internacionale pranojnë aplikime në anglisht. Punonjësit vijnë nga vende të ndryshme dhe gjuha e punës është anglishtja. Firmat më të vogla i preferojnë aplikimetnë gjermanisht. Nëse ju jeni, për shembull në kontakt me klientin apo punoni si infermiere, atëherë ju duhet ta flisni mirë gjermanishten.
Unë nuk kam marr asnjë përgjigje prej aplikimeve? Çfarë duhet të bëj?
Shpesh ju nuk merrni përgjigje. Pas një farë kohe, ju mund të merrni në telefon ose mund t’ i shkruani një e-mail punëdhënësit dhe të pyesni.
A më duhen kopje të legalizuara për aplikimin?
Further questions? Write us via the contact form. We will forward your questions anonymously to the advisors of the youth migration services.