Afatet/Terminet e Provimeve 2018 për të gjitha nivelet i gjeni në tabelën “terminet e provimit”. Një afat/termin i provimit është i plotësuar, nëse datës në tabelën terminet e provimit i është rënë vijë.
Për çdo afat/termin të provimit pranohet një numër maksimal i regjistrimeve/ paraqitjeve personale. Nëse kapaciteti ditor i regjistrimeve/paraqitjeve është arritur, atëherë afati/termini i provimit hijezohet me ngjyrë të kuqe.
Do të ofrohen edhe kapacitete të tjera ditore, deri sa termini të jetë i plotësuar dhe data të jetë e eliminuar duke i rënë vijë në tabelë ( shih: kur është afati/termini i radhës i provimit?).
Terminet e hijezuara me ngjyrë hiri janë jo aktive, dhe do të aktivizohen një javë me herët, në mënyrë që të bëhet paraqitja/regjistrimi. Ato shërbejnë, që ju të mund të planifikoni se kur do të vizitoni përseri faqen tonë, për të bërë rezervimin e një termini.