Projekti “Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor (READ)”

Thirrje për aplikime 2022/2023

Thirrje e Hapur Nr. 3 ”Mbështetje e projekteve shumë-gjuhësore në pesë shtete”

Data e shpalljes: 15.09.2022

Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor – READ është projekti rajonal i financuar nga Bashkimi
Evropian me qëllim për t’u mundësuar aktorëve të shoqërisë civile një platformë ku të nxisin dhe
të kontribuojnë në tolerancën ndërkulturore dhe vlerat demokratike, me fokus të veçantë të rinjtë.
Projekti zbatohet nga Instituti Goethe në Shkup, së bashku me organizatat e saj partnere:
Organizata Krokodil (Serbi), Qendra për Bashkëpunimi Ballkanik – Loja (Maqedonia e Veriut),
Instituti i Librit dhe i Promocionit (Shqipëri), Organizata Kulturore Kalem (Turqi) dhe Qendra
Multimedia (Kosovë).

Projekti ka nisur më 1 shtator 2020 dhe do të zgjasë deri më 31 gusht, 2024. Buxheti i
disponueshëm për grante është € 91.000 € në total për tre raunde thirrjesh për projekte gjatë tri
viteve. Për thirrjen e tretë buxheti në dispozicion është 55.000 €. Mbështetja për projekte shumëgjuhësore nënkupton financimin e 22 granteve të vogla për organizata të shoqërisë civile (OSHC)
nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Thirrja e Hapur Nr. 3 “Mbështetja e projekteve shumë-gjuhësore në pesë shtete”, synon të
mbështesë përhapjen e veprave letrare në shtetet e rajonit në fokus. Qëllimi i kësaj përpjekjeje
pritet të jetë përkthimi i kombinuar me prezantimin dhe promovimin e letërsisë në rajon.
Mbështetja e këtij projekti do të plotësojë dhe do të rrisë ndjeshëm përkthimin ndër-rajonal të
autorëve nga vendet e përfshira në projekt.

Afati i fundit për aplikim: 31 Tetor, 2022, deri në orën 23:59, CET (mesnatë)

Shuma maksimale e mbështetjes për këtë thirrje është 2.500 € për grant.
Kjo shumë do të mbulojë kostot që lidhen me përkthimin, dizajnin dhe shtypin si dhe promovimin
e letërsisë në rajon.

Veprat në gjuhë origjinale nga vendet e pranuara në këtë thirrje duhet të përkthehen në një
gjuhë tjetër të vendeve të përfshira në thirrje (P.sh. Një autor Turk duhet të përkthehet në
gjuhët Shqipe, Serbe apo/dhe Maqedonase).

Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes Portalit të Aplikimit GoetheGAP në gjuhën Angleze: https://gap-online.goethe.de/en-US/ (lutemi përzgjidhni fushën e
financimit: READ-Regional Network for Cultural Diversity- Multilingual projects III/22) me
mundësinë për të plotësuar përshkrimin e hollësishëm të projektit në gjuhët lokale – Shqipe, Serbe,
Maqedonase ose Turke.
Të gjitha dokumentet e nevojshme për këtë thirrje mund të gjenden në portalin GAP.

Aplikantët duhet:
• Të jenë organizata jo-fitimprurëse;
• Të jenë organizata të shoqërisë civile (OSHC);
• Të jenë drejtpërdrejt përgjegjëse për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit me bashkëaplikantët;
• Të jenë të regjistruar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi ose Turqi për të
paktën 6 muaj para datës së publikimit të thirrjes (15.09.2022);
• Të punojnë në një ose më shumë nga fushat tematike me rëndësi të kësaj Thirrje për
Propozime.

Do të merret në konsideratë vetëm një aplikim për çdo aplikant.
Për pyetje rreth procesit të aplikimit, lutemi dërgojini në adresat e organizatave partnere si në
vijim:

Për Shqipërinë: instituti.libri.promocioni@gmail.com, për Kosovën: arif@qendra.org, për
Maqedoninë e Veriut: lojaculture@gmail.com, për Serbinë: office@krokodil.rs, dhe për
Turqinë: info@itef.com.tr.

Për çdo pyetje rreth procesit të aplikimit nëpërmjet portalit, apo çështjeve administrative dhe
financiare, lutemi na kontaktoni në adresën: read-grants@goethe.de

Ndiqni profilet tona në Facebook dhe Instagram për më shumë informacion rreth projektit.

sqAlbanian