Select Page

Goethe-Zentrum në Prishtinë është një qendër e re dhe në rritje dinamike, e cila mbështetet në mënyrë aktive nga Instituti Goethe. Që nga hapja në vitin 2013 ne vazhdojmë të zgjërojmë ofertën tonë dhe t`ju ofrojmë mësim të gjuhës gjermane konform koncepteve moderne të mësimnxënjës. Tek ne ju mund ta zbuloni e mësoni gjuhën gjermane si duke luajtur – ekipi ynë i mësimdhënësve me përvojë do t´ju ndihmojë në këtë drejtim. Metodat tona interaktive dhe efikase ju garantojnë sukses të shpejtë në një ambient të këndshëm mësimor.

Ju mund të regjistroheni në kurse të gjuhës gjermane, të cilat janë të disejnuara sipas Kornizës Referencë të Përbashkët Evropiane. Oferta mbulon të gjitha nivelet gjuhësore: nga niveli fillestarë pa njohuri paraprake deri tek aftësitë pothuajse të nivelit të gjuhës amtare. Goethe Zentrum përbehët nga një ekip mjaftë i kualifikuar i mësimdhënësve të motivuar dhe me përvojë, të cilët vazhdimisht marrin pjesë në trajnime të Institutit Goethe për avancimin e njohurive. Goethe Zentrum ju mundëson pjesëmarrjën në provimet e njohura ndërkombëtarisht dhe të standardizuara të Institutit Goethe në të gjitha nivelet gjuhësore. Këto provime organizohen në hapësirat tona.

Goethe Zentrum si qendër testuese e licensuar nga Instituti TestDaF ju ofron mundësinë e pjesëmarrjës në kurse përgatitore për TestDaF dhe në provimet TestDaF. Goethe Zentrum ju ndihmon që të arrini sukses të shpejtë në mësimin e gjuhës duke kombinuar suksesin me shumë kënaqësi gjatë mësimit. Goethe Zentrum ofron një ambient të këndshëm të mësimit dhe libra gjermane për nje mësimnxënjë efikase.

   

en_USEnglish