Testi “Gjermanishtja si Gjuhë e Huaj” – shkurt: TestDaF – është një provim ndërkombëtar për të gjithë ata, të cilët tanimë kanë njohuri të mira të gjuhës gjermane dhe dëshirojnë t`i testojnë ato..
Kush dëshiron të studiojë në një universitet apo shkollë të lartë gjermane është i obliguar të dëshmojë njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane. Kjo dëshmi mund të paraqitet me anë të TestDaF. Zakonisht për regjistrim mjafton shkalla e nivelit të katërt e TestDaF.
Ju dëshironi të studjoni në Gjermani dhe t´i deshmoni njohuritë e juaja të gjuhës gjermane? Atëherë TestDaF është provimi i duhur për ju. Certifikata e TestDaF njihet nga të gjitha fakultetet gjermane. Bindeni fakultetet, partneret hulumtues, punëdhënesit për njohuritë e juaja të gjuhës gjermane.
Provimi i TestDaF zhvillohet dhe vlerësohet sipas standardeve të institutit të TestDaF në Bochum/ Gjermani. Të gjithë pjesëmarrësit e provimit u nënshtrohen detyrave dhe pyetjeve të njëjta. Performanca e pjesëmarrësve të provimit vlerësohet nga stafi profesional.
Rezultatet e katër pjesëve të provimit (leximi, ndegjimi, pjesa me shkrim dhe pjesa me gojë) vlerësohen sipas këtyre tre notave (TDN):
TestDaF- TDN 3 (B2/1- B2/2)
TestDaF- TDN 4 (B2/2- C1/1)
TestDaF- TDN 5 (C1/1- C1/2)
Vlerësimi i notave TDN të TestDaF i´u përgjigjët kornizave të përbashkëta të gjuhëve evropiane (GER).
Informata më të hollësishme rreth provimit gjeni ne Webfaqe të institutit të TestDaF:
Për pyetje rreth provimeve, i´u drejtoheni përmes emailes përgjegjesës për provime të Goethe-Zentrum Prishtina.
Linqe për më shumë informata: