Select Page

KURSET E GJUHËS

 

Kurset tona gjuhësore ofrojnë mundesi të shkëlqyer për të përmirësuar në mënyrë sa më efikase njohuritë tuaja të gjuhës në një orar të përshtatshëm për ju, sipas metodave më moderne, në hapësirat e pajisura me teknologjinë më të re (smartboard) dhe në një atmosferë të këndshme.

Falë metodikave komunikative ju do të lexoni, dëgjoni, shkruani dhe flisni gjermanisht duke filluar nga orët e para të mësimit, pasi në mësimdhënjën moderne të gjuhëve të huaja, si dhe në provimet aktuale gjuhësore para së gjithash janë këto katër aftësi, të cilat mësohen dhe testohen. Sistemi shkallë-shkallë i kursit ju mundëson zhvillim e mëtejmë të aftësive tuaja të gjuhës gjermane në mënyrë pasive (në të lexuar dhe në të dëgjuar) dhe aktive (në të shkruar dhe në të folur), si dhe perfeksionimin e tyre në të vazhdueshëm. Gjatë kurseve ju do të mund të hyni në atmosferë të vendeve gjermanofolëse dhe të përfitoni nga informatat e shumta mbi këto vende, të cilat nuk paraqesin vetëm informata interesante por janë edhe relevante për provim.

Orari mësimor

Nga e hëna deri të enjtën

Orari i parë

09:00 – 12:30

Orari i dytë

13:00 – 16:30

Orari i tretë

17:00 – 20:30

Oferta e kurseve të Goethe-Zentrum

Lloji i kursit Orët mësimore për nivel Orët mësimore për javë Kohëzgjatja e kursit Çmimi për nivel
Intensive
A1 160 16 10 javë 420,00€
A2 160 16 10 javë 420,00€
B1 180 16 11.5 javë 470,00€
B2 180 16 11.5 javë 475,00€
C1 180 16 11.5 javë 475,00€
Përgatitje për provim
PT A1 32 16 2.5 javë 115,00€
PT A2 32 16 2.5 javë 115,00€
PT B1 32 16 2.5 javë 115,00€
PT B2 32 16 2.5 javë 115,00€
PT C1 32 16 2.5 javë 115,00€
PT TestDaF 20 5 ditë 115,00€
Kurse për fëmijë dhe të rinjë (të shtuneve)
Kurse të grupmoshave
7-15 vjec
144 4 Shtator – Qershor 470,00€ / Për një vit shkollor

* Në çmim janë të përfshira të gjitha materialet mësimore (libra, etj.)

Kurset intensive (A1-C1)

Synimet mësimore dhe përmbajtja e kurseve tona bazohen në planprogramin e Institutit Goethe dhe i përgjigjen Kornizës Referencë të Përbashkët Evropiane (GER). Në kurset përgjithësisht gjuhësore ju do të mësoni të gjitha përmbajtjet e rëndësishme, të cilat shërbejnë për përdorimin komunikativ të gjuhës gjermane në përditshmëri, profesion dhe gjatë studimeve. Natyrisht ne me këto kurse përgatisim edhe për provimet e njohura ndërkombëtarisht të Institutit Goethe.

Kurse përgatitore për të gjitha provimet e Institutit Goethe

Synim i provimeve përgatitore është njoftimi i kursistëve me formatin e provimeve përkatëse.

Kurse përgatitore për TestDaF

Kurse përgatitore për TestDaF në Geothe-Zentrum

TestDaF është një provim i hartuar në mënyrë qendrore, i cili i tillë mbahet në të gjithë botën. Ky provimi është disejnuar për studentë, të cilët dëshirojnë t’i fillojnë studimet e tyre në Gjermani, gjë për të cilën nevojitet një dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivel të avancuar. Përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e këtij provimi është Instituti TestDaF në Bochum.

Në faqën e internetit të TestDaF ju mund të gjeni informata rreth këtij provimi, ndër tjerash rreth procedurës së paraqitjës së tij

http://www.testdaf.de/

Kurset për fëmijë

Në kurset për fëmijë synohet njohja e fëmijëve të moshës 7-15 vjeç me gjuhën gjermane  në mënyrë rekreative. Qëllimi është sensibilizimi dhe motivimi i hershëm i fëmijëve për gjuhën gjermane, në mënyrë që ata para fillimit të studimeve apo punësimit të mund të arrijnë aftësi kommunikative të gjuhës gjermane në nivel të lartë.

    Prüfungszentrum Goethe-Institut | ZHAW Institute of Language Competence ILC

en_USEnglish