KURSET E GJUHËS

Kurset tona gjuhësore ofrojnë mundesi të shkëlqyer për të përmirësuar në mënyrë sa më efikase njohuritë tuaja të gjuhës në një orar të përshtatshëm për ju, sipas metodave më moderne, në hapësirat e pajisura me teknologjinë më të re (smartboard) dhe në një atmosferë të këndshme.

Falë metodikave komunikative ju do të lexoni, dëgjoni, shkruani dhe flisni gjermanisht duke filluar nga orët e para të mësimit, pasi në mësimdhënjën moderne të gjuhëve të huaja, si dhe në provimet aktuale gjuhësore para së gjithash janë këto katër aftësi, të cilat mësohen dhe testohen. Sistemi shkallë-shkallë i kursit ju mundëson zhvillim e mëtejmë të aftësive tuaja të gjuhës gjermane në mënyrë pasive (në të lexuar dhe në të dëgjuar) dhe aktive (në të shkruar dhe në të folur), si dhe perfeksionimin e tyre në të vazhdueshëm. Gjatë kurseve ju do të mund të hyni në atmosferë të vendeve gjermanofolëse dhe të përfitoni nga informatat e shumta mbi këto vende, të cilat nuk paraqesin vetëm informata interesante por janë edhe relevante për provim.

Kurset intensive (A1-C1)

Synimet mësimore dhe përmbajtja e kurseve tona bazohen në planprogramin e Institutit Goethe dhe i përgjigjen Kornizës Referencë të Përbashkët Evropiane (GER). Në kurset përgjithësisht gjuhësore ju do të mësoni të gjitha përmbajtjet e rëndësishme, të cilat shërbejnë për përdorimin komunikativ të gjuhës gjermane në përditshmëri, profesion dhe gjatë studimeve. Natyrisht ne me këto kurse përgatisim edhe për provimet e njohura ndërkombëtarisht të Institutit Goethe.

Kurse përgatitore për të gjitha provimet e Institutit Goethe

Synim i provimeve përgatitore është njoftimi i kursistëve me formatin e provimeve përkatëse.

Kurse përgatitore për TestDaF

Kurse përgatitore për TestDaF në Geothe-Zentrum

TestDaF është një provim i hartuar në mënyrë qendrore, i cili i tillë mbahet në të gjithë botën. Ky provimi është disejnuar për studentë, të cilët dëshirojnë t’i fillojnë studimet e tyre në Gjermani, gjë për të cilën nevojitet një dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivel të avancuar. Përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e këtij provimi është Instituti TestDaF në Bochum.

Në faqën e internetit të TestDaF ju mund të gjeni informata rreth këtij provimi, ndër tjerash rreth procedurës së paraqitjës së tij

http://www.testdaf.de/

Kurset për fëmijë

Në kurset për fëmijë synohet njohja e fëmijëve të moshës 6-15 vjeç me gjuhën gjermane  në mënyrë rekreative. Qëllimi është sensibilizimi dhe motivimi i hershëm i fëmijëve për gjuhën gjermane, në mënyrë që ata para fillimit të studimeve apo punësimit të mund të arrijnë aftësi kommunikative të gjuhës gjermane në nivel të lartë.

Oferta e kurseve të Goethe-Zentrum

Lloji i kursit

Orë mësimore për një nivel

Orë mësimore në javë

Kohëzgjatja e kursit

Çmimi për nivel

 Intensiv

A1

160

15

~11 javë

400,00 €

A2

160

15

~11 javë

400,00 €

B1

180

15

~13 javë

450,00 €

B2.1

140

15

~10 javë

350,00 €

B2.2

140

15

~10 javë

350,00 €

C1.1

140

15

~10 javë

350,00 €

C1.2

140

15

~10 javë

350,00 €

Përgatitje për provim

PT A1

40

16

~javë

110,00 €

PT B1

40

16

~javë

110,00 €

PT B2

40

16

~javë

110,00 €

PT C1

40

16

~javë

110,00 €

PT TestDaF

40

16

~javë

110,00 €

 Kurse për fëmijë

Për fëmijë

Në kurset për fëmijë synohet njohja e fëmijëve me gjuhën gjermane në mënyrë rekreative

4

Shtator 2021 – qershor 2022

 

Në çmim janë të përfshira të gjitha materialet mësimore (libra, etj.) 

Kushtet e pergjithshme të biznesit / Kushtet e përgjithshme të pjesëmarrjes 

No event found!

Përdorimi bazik i gjuhës

A1

Mund të kuptojë dhe përdorë shprehje të njohura, të përditshme dhe fjali shumë të thjeshta që synojnë plotësimin e nevojave specifike. Mund të prezantojë veten dhe të tjerët dhe t’u bëjë njerëzve të tjerë pyetje rreth tyre – p.sh. ku ata jetojnë, çfarë lloj njerëzish njohin ose çfarë lloj gjërash kanë – dhe mund t’u japin përgjigje pyetjeve të këtij lloji. Mund të komunikojë në një mënyrë të thjeshtë nëse personi me të cilin po flisni flet ngadalë dhe qartë dhe është i gatshëm të ndihmojë.

A2

Mund të kuptojë fjali dhe shprehje të përdorura shpesh që kanë të bëjnë me fusha të rëndësisë shumë të menjëhershme (p.sh. informacion në lidhje me personin dhe familjen, punë, zonën lokale). Mund të komunikojë në situata të thjeshta, rutinë që përfshijnë një shkëmbim të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë të informacionit në lidhje me gjërat e njohura dhe të zakonshme. Mund të përdorë mjete të thjeshta për të përshkruar origjinën dhe arsimimin e tij, mjedisin e afërt dhe gjërat që lidhen me nevojat e menjëhershme.

Përdorimi i pavarur i gjuhës

B1

Mund të kuptojë pikat kryesore kur përdor një gjuhë të qartë standarde dhe kur flet për gjëra të njohura nga puna, shkolla, koha e lirë, etj. Mund të trajtojë shumicën e situatave të hasura gjatë udhëtimit në zonën e gjuhës. Mund të prodhojë tekst të thjeshtë të lidhur për tema që janë të njohura dhe fusha me interes personal. Mund të raportojë mbi përvojat dhe ngjarjet, të përshkruajë ëndrrat, shpresat dhe qëllimet dhe të japë arsyet e shkurtra ose shpjegimet për planet dhe pikëpamjet.

B2

Mund të kuptojë përmbajtjen kryesore të teksteve komplekse për tema konkrete dhe abstrakte; gjithashtu kupton diskutimet teknike në fushën e tij. Mund të komunikojë aq rrjedhshëm dhe spontanisht, saqë një bisedë normale me folësit amtare është e mundur pa përpjekje të mëdha nga të dy palët. Mund të shprehet qartë dhe në detaje për një gamë të gjerë temash, të shpjegojë një këndvështrim mbi një çështje aktuale dhe të tregojë avantazhet dhe disavantazhet e opsioneve të ndryshme.

Përdorimi kompetent i gjuhës

C1

Mund të kuptojë një gamë të gjerë tekstesh kërkuese, më të gjata dhe gjithashtu të kuptojë kuptime të nënkuptuara. Mund të shprehet rrjedhshëm dhe spontanisht pa pasur nevojë të kërkojë fjalë që dallohen qartë. Mund të përdorë gjuhën në mënyrë efektive dhe fleksibile në jetën shoqërore dhe profesionale ose në trajnime dhe studime. Mund të shprehet në mënyrë të qartë, të strukturuar dhe të detajuar për çështje komplekse dhe të përdorë mjete të ndryshme për të lidhur tekstin në mënyrë të përshtatshme.

sqAlbanian