Dita Evropiane e Gjuheve 2020
Dita Evropiane e Gjuhëve
1.10.2020 Nën organizmin e EUNIC Prishtina, pjesë e së cilës është edhe Goethe- Zentrum, Ambasadës Franceze në Prishtinë, Alliance Francaise dhe International Play, dje u shënua Dita Evropiane e Gjuhëve.
Rreth 30 nxënës të shkollave nga Kosova morën pjesë në aktivitetet dhe lojërat që kishin për temë diversitetin gjuhësor dhe bashkëpunimin kulturor.
Në përfundim të aktiviteteve për nxënësit u shpërndanë dhurata modeste.


