Tage der deutschen Sprache 

„Sophie Scholl – Die letzten Tage“ („Sophie Scholl – Ditët e fundit“) është një film artistik gjerman i regjisorit Marc Rothemund nga viti 2005. Ai paraqet ditët e fundit të jetës së
Sophie Scholl, një luftëtareje të njohur të rezistencës dhe njërës nga anëtaret më të njohura të Grupit të rezistencës „Weiße Rose“. Ajo dhe vëllezërit e saj, pasi publikojnë pamfletin e gjashtë kundër regjimit nazist arrestohen nga Gestapoja. Vetëm pak ditë më vonë ajo dënohet me vdekje. Më 9 maj 2021 Sophie Scholl do të kishte mbushur 100 vjet.
Filmi „Sophie Scholl – Die letzten Tage“ është shpërblyer me Ariun e argjendtë në Berlinale 2005 për regjinë më të mirë dhe aktoren më të mirë në rolin kryesor. Filmi ka qenë poashtu i nominuar për Oscar në vitin 2006.

Këtu e keni programin për organizimet e sivjetme të Ditëve të gjuhës gjermane.
Do të gëzoheshim t’ju shohim atje!

Keine Veranstaltung gefunden

This will close in 0 seconds

de_DEGerman